Juventusi kërkon sërish mesfushorin serb që zgjodhi aventurën arabe

Merkato e dimrit është drejt fundit, por disa skuadra kanë nisur të mendojnë edhe për sezonin e ri. Juventus është sërish i interesuar për të rikthyer në kampionatin italian një emër të njohur si Sergej Milinkovic-Savic.

Mesfushori zgjodhi të largohej drejt Arabisë Saudite, por tashmë është penduar për këtë vendim, ndaj dhe synon të kthehet sërish në Europë.

Tani mbetet për t’u parë nëse “Zonja e Vjetër” dhe Milinkovic-Savic do të gjejnë gjuhën e përbashkët. Nuk përjashtohet as mundësia që në garë të futet Interi, pasi serbi ka punuar më parë me Inzaghin tek Lazio.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?