Juventusi në alarm, Spalletti do të ketë edhe dy shanse
Juventusi po përballet me një moment delikat të sezonit dhe Luciano Spalletti ndodhet përpara një prej atyre sfidave që mund të përcaktojnë të ardhmen e një trajneri. Pavarësisht garancive të drejtuesve se nuk ka në plan ndryshimin e teknikut, rezultatet e fundit kanë shtuar presionin mbi stolin bardhezi.
Në qendër të vëmendjes është edhe Randal Kolo Muani, një prej lojtarëve që deri tani nuk ka arritur të bindë plotësisht. Vetë sulmuesi francez është mbështetur nga Spalletti, por durimi duket se po shteron dhe ndeshjet e ardhshme mund të jenë vendimtare për të.
Juventusi fillimisht do të përballet me Necin në Europa League, ndërsa më pas do të ketë një tjetër provë të vështirë ndaj Atalantës. Dy sfida që mund t’i japin Spallettit mundësinë për të rikthyer skuadrën te fitorja, por edhe për të gjetur ekuilibrin që i ka munguar.
Mungesa e Manuel Locatellit, një prej lojtarëve kryesorë për ekuilibrin e mesfushës, ka ekspozuar problemet e Juventusit në një mesfushë me vetëm dy lojtarë. Përballë skuadrave dinamike, si Sassuolo dhe kundërshtarëve të radhës, kjo skemë ka shfaqur dobësi të dukshme.
Për këtë arsye, Spalletti mund të kalojë në një 4-3-3, duke shtuar një lojtar në mesfushë. Një alternativë tjetër është ruajtja e 4-2-3-1, por duke i dhënë Ëeston McKennie një rol më fleksibël mes mesfushës dhe repartit të avancuar.
Në këtë skenar, amerikani do të shërbente si një lloj “urë” mes dy reparteve, duke sjellë më shumë ekuilibër dhe duke ndihmuar në fazën mbrojtëse. Kjo mund të nënkuptojë edhe një sakrificë në aspektin kreativ, me Ademola Lookman?
Në mesfushë pritet të ketë hapësirë për Sarr, ndërsa McKennie do të kishte detyrën për të ndihmuar në rikthimet defensive. Douglas Luiz mbetet një tjetër kandidat i rëndësishëm për formacionin.
Në sulm, Kolo Muani duket se mund të marrë sërish një fanellë titullari. Por pozita e tij në skuadër nuk është më aq e sigurt.
Francezi ka nevojë urgjente për gola dhe një paraqitje bindëse. Nëse nuk arrin të japë përgjigjen e kërkuar, ndryshimi i sulmuesit mund të bëhet i pashmangshëm.
Një dilemë tjetër lidhet me Nick Ëoltemade, i cili, pavarësisht fizikut të fuqishëm, nuk konsiderohet domosdoshmërisht zgjidhja ideale për rolin e një qendërsulmuesi klasik. Për momentin, Kolo Muani mbetet një prej opsioneve kryesore, por kreditë e tij duket se po pakësohen.
Spalletti nuk është i paprekshëm
Në Torino, presioni nuk është vetëm mbi Kolo Muanin. Edhe pozita e Spallettit, pavarësisht deklaratave qetësuese të drejtuesve, nuk duket plotësisht e sigurt.
Rezultatet nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive dhe kjo situatë nuk është e mirëpritur nga drejtuesit e klubit. Për më tepër, nga tribuna dhe tifozët vazhdon të dëgjohet gjithnjë e më fort emri i Antonio Contes, i cili mbetet një hije e pranishme mbi trajnerin aktual.
Dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Nec dhe Atalantës, pritet të japin përgjigje të rëndësishme. Juventusi ka nevojë të reagojë menjëherë. Kampionati tashmë është komplikuar dhe një tjetër hap fals do ta shtonte edhe më shumë presionin. Por këtë herë, bardhezinjtë duhet të tregojnë kujdes edhe në Europë: një nisje e gabuar në Europa League mund ta bëjë situatën edhe më të vështirë për Spallettin.
KOHA JONË SONDAZH

