Juventusi në kërkim të sulmuesit, ja lista e dëshirave të Spallettit
Juventusi vijon të jetë në kërkim të një sulmuesi në ditët e fundit të merkatos, me drejtuesit bardhezinj që kërkojnë t’i plotësojnë trajnerit Luciano Spalletti nevojën për një qendërsulmues.
Pas zbehjes së pistës që çonte te Joshua Zirkzee, emri kryesor në listën e Juventusit është ai i Alexander Sorloth. Megjithatë, negociatat me Atletico Madridin nuk duken të lehta dhe deri tani nuk ka pasur sinjale të forta për një marrëveshje.
Për këtë arsye, klubi torinez ka nisur të shqyrtojë edhe alternativa të tjera. Një prej tyre është Jean-Philippe Mateta, sulmuesi i Crystal Palace, i cili prej kohësh pëlqehet nga drejtuesit e Juventusit. Edhe në këtë rast, pengesë mbeten kostoja e transferimit dhe formula e operacionit, ndërsa në Torino shpresojnë që klubi anglez të jetë më fleksibël në orët e fundit të merkatos.
Në listën e alternativave janë edhe Arnaud Kalimuendo i Nottingham Forest dhe Nick Ëoltemade i Neëcastle. Të dy mund të shndërrohen në mundësi për Juventusin nëse situata ndryshon në ditët e fundit të merkatos.
Megjithatë, përpara se të hidhet një tjetër hap konkret për sulmin, Juventusi duhet të zgjidhë edhe çështjen Jonathan David. Sulmuesi kanadez nuk dëshiron të largohet nga Torino dhe qëndrimi i tij në skuadër po kufizon hapësirën e klubit për të investuar te një tjetër qendërsulmues.
Kështu, orët e fundit të merkatos pritet të jenë vendimtare për Juventusin, me drejtuesit që duhet të gjejnë një zgjidhje si për të ardhmen e Davidit, ashtu edhe për afrimin e sulmuesit që kërkon Spalletti.
KOHA JONË SONDAZH

