Juventusi nuk ndalet në merkato, për Zirkzee problemi është në “shtëpi”

Juventusi vijon të punojë për të kompletuar skuadrën e Luciano Spallettit, por përpara se të bëjë afrime të tjera, drejtuesit e klubit duhet të sistemojnë listën e largimeve. Transferimi i portierit Vicario ka plotësuar një tjetër pozicion në “puzzle”-in e trajnerit, por merkatoja e bardhezinjve mbetet ende e hapur.

Lista e lojtarëve që mund të largohen është e gjatë. Në të bëjnë pjesë emra si Di Gregorio, Gatti, Cabal, Rugani, Koopmeiners, Miretti, Arthur, Nico Gonzalez dhe David. Drejtori sportiv Ricky Massara do të ketë shumë punë për të bërë deri më 1 shtator, kur mbyllet zyrtarisht merkatoja.

Largimet janë të rëndësishme jo vetëm për të reduktuar numrin e lojtarëve dhe pagat, por edhe sepse prej tyre do të varen afrimet e reja. Juventus synon të ndërhyjë në të paktën tri pozicione: një mbrojtës krahu, një mesfushor dhe një sulmues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbrojtje, një emër që po monitorohet është Fikayo Tomori, i cili mund të largohet nga Milani. Në mesfushë mbetet në listë Franck Kessie, ndërsa një tjetër alternativë është mesfushori kuqezi Yacine Adli?

Swiss Digital Mobile Reklama

Por vëmendja kryesore është te sulmi. Juventus nuk po kërkon domosdoshmërisht një “numër 9” klasik, por një futbollist që mund të luajë pas sulmuesit dhe të krijojë raste. Objektivi kryesor është Joshua Zirkzee.

Sulmuesi holandez, i shpërthyer te Bologna nën drejtimin e Thiago Mottas, është një preferencë e vjetër e Massaras, i cili kishte tentuar ta afronte edhe gjatë kohës te Roma.

Pengesa kryesore, megjithatë, nuk është Manchester United. Klubi anglez mund të bindet për një huazim. Problemi lidhet me Jonathan David, i cili aktualisht nuk ka dhënë sinjale për një largim nga Juventusi. Nëse kjo situatë nuk ndryshon, transferimi i Zirkzees në Torino dhe rikthimi i tij në Serie A mbetet i vështirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?