Juventusi për turp, Monza merr fitoren e parë në historinë e Seria A (VIDEO)

Juventus lë nam këtë sezon në Seria A. Bardhezinjtë kanë pësuar një disfatë shokuese 0-1 në transfertën ndaj Monzës. Trajneri Allegri nuk ishte në stol në këtë sfidë, por tashmë rrezikon seriozisht shkarkimin.

Në fundin e pjesës së parë, Angel Di Maria, do të tradhtonte bardhezinjte duke goditur një kundërshtar me bërryl dhe më pas doli nga fusha me karton të kuq.

Juventus luan shumë keq me 11 futbollistë, ndërkohë që me 10 është inekzistentë. Gytkjaer do të ndëshkonte ekipin torinez në minutën e 74-t, duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes torineze. Kjo është fitorja e parë në histori për Monzën në Seria A që turpëron Juventusin. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

https://streamin.me/v/beb8db57

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?