Ka defribrilator në zemër, Blind: Nuk doja të zbritja në fushë ndaj Ukrainës pas ngjarjes së Eriksen!
Po të ishte për të nuk do të kishte luajtur. Po flasim për Daley Blind, i cili në një intervistë pas ndeshjes ndaj Ukrainës ka zbuluar se para sfidës mendonte që të mos zbriste në fushën e lojës.
Motivi lidhet me ngjarjen e rëndë që përjetoi Christian Eriksen. Edhe mbrojtësi ka pasur një ngjarje të ngjashme në të kaluarën. Blind ka një pajisje elektronike të quajtur defibrilator kardioverter të implantueshëm (ICD), të cilën e instaloi pasi vuante nga probleme të zemrës në fushën e lojës.
Lojtari në fakt u shemb në tokë dy herë në harkun e një viti gjatë sezonit 2019/2020, në dhjetor 2019 u diagnostikua me inflamacion të muskulit të zemrës pas një ndeshje kundër Valencia-s. Problemet në zemër ju shfaqën gjatë një miqësore kundër Hertha Berlin, ndërkohë që disa javë më vonë ja doli që të merrte një ftesë nga Frank de Boer për Kampionatin Evropian. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

