Ka luajtur me të dy, Arthur zbulon dallimin mes Messit dhe Ronaldos

Arthuro Melo ka pasur në skuadër si Cristiano Ronaldon dhe Messin. Fillimisht ka luajtur me argjentinasin te Barcelona, ndërkohë që tashmë ka shok skuadre portugezin te juventusi. Mesfushori bardhezi flet për të dy kampionët e mëdhenj në kanalin “Desimpedidos do Brasil”.

“Është e vështirë të veçosh njërin prej tyre. Në një ndeshje, njëri shënon 5 gola dhe tjetri gjithashtu. Ata janë të dy liderë të mirë. Por, unë zgjedh Cristiano, luajmë së bashku. Të gjithë kanë mënyrën e tyre për të treguar lidershipin. Leo e tregon atë me gjeste, edhe nëse nuk duket kështu. Shumë njerëz nuk mendojnë për këtë, por në fushë tregon se komandon kur merr topin.

Ai është i uritur për gola dhe ka dëshirë të madhe për të fituar. Në vend të kësaj, CR7 është një djalë që shprehet më shumë, me krahët e tij, me fjalë… Kur kap topin, edhe ai dëshiron të shënojë. Në dhomën e zhveshjes angazhohet shumë, shkon mirë me të gjithë. Ai nuk është miku për të shkuar në kafe me të, por kemi një marrëdhënie të mirë”, deklaroi Arthur Melo.

SHKARKO APP