Ka pagën më të ulët te Barcelona, po s’do ta besoni sa e ka klauzolën

Dani Alves iu bashkua Barcelonës të mërkurën për vetëm një euro në muaj, duke e mbajtur fjalën e tij për të ndihmuar klubin në çdo mënyrë të mundshme. 38-vjeçari nuk e sheh kontratën e tij e cila skadon qershorin e ardhshëm, Barça pretendon të marrë një shumë mjaft të madhe parash në rast të shitjes së tij.

Sipas ‘’RAC1’’, klauzola e lirimit të brazilianit nga Barcelona është plot 100 milionë euro. Klauzola është e çuditshme duke pasur parasysh se Alvesh ka pagën më të ulët në mesin e të gjithë skuadrës së Barçës .

Barça shpreson se ribashkimi i Alves me Xavin do të frymëzojë grupin aktual të lojtarëve për të rikthyer ditët e lavdisë së klubit. 38-vjeçari kaloi tetë vjet në Katalonjë, duke fituar 6 tituj të La Liga-s dhe 3 Champions League.

 

SHKARKO APP