Ka pak hapësira tek Interi, Spalletti hidhet në sulm për Frattesin
Sipas “Tuttosport”, e ardhmja e Davide Frattesit te Interi është sërish në pikëpyetje. Mesfushori priste të gjente më shumë hapësira pas ndërrimit të drejtimit nga Simone Inzaghi te Cristian Chivu, por në këtë fillim sezoni ai duket se ka humbur terren në hierarki.
Jo vetëm ndaj atyre që sezonin e kaluar luanin më pak, si Zielinski, por edhe ndaj afrimeve të verës, si Sucic. Kjo situatë ka hapur mundësinë që ish-lojtari i Sassuolos të shqyrtojë një largim që në merkaton e janarit, ndërsa Juventusi qëndron gjithmonë në prapaskenë
Bardhezinjtë e ndjekin me kujdes situatën, edhe falë një elementi vendimtar: Luciano Spalletti. Trajneri i Italisë është ai që ka shfrytëzuar më mirë cilësitë e Frattesit si mesfushor që depërton nga linja e dytë, duke e kthyer në një lojtar jashtëzakonisht produktiv në Kombëtare (7 gola nën drejtimin e tij).
Një transferim te Juventusi nuk do të ishte vetëm një lëvizje simbolike, por edhe taktikisht logjike. Eksperimentet e fundit të bardhezinjve me skemën 4-2-3-1, të testuar kundër Pafos, kërkojnë pikërisht një profil si Frattesi: dinamizëm, lidhje mes repartëve dhe depërtim në thellësi.
Interi e vlerëson kartonin e 25-vjeçarit rreth 35 milionë euro, një shumë e konsiderueshme për një lojtar që nuk shihet më si pjesë qendrore e projektit teknik.
KOHA JONË SONDAZH

