Kafshimi ndaj Pogba mund t’i kushtojë Rudiger deri në pezullim

Dhëmbët në shpinën e Paul Pogba në sfidën mes Francës dhe Gjermanisë mund t’i kushtojnë një ndëshkim Antonio Rudiger, edhe pse mbrojtësi gjerman nuk u ndëshkua me karton dhe aksioni nuk u rishikua në VAR.

Mbrojtësi gjerman u kap nga kamerat ndërsa i afrohej shpinës së Pogba dhe pastaj përkuli kokën para, duke tentuar ta kafshojë në fanellë. Pogba u ankua menjëherë te arbitri Juan Carlos Yuste Jimenez.

“Më kafshoi pak dhe e ndjeva, ja thashë arbitrit, shpjegoi francezi pas ndeshjes duke shtuar, nuk u ndëshkua me karton dhe nuk dua që të pezullohet për atë episod. Në fund u përqafuam dhe mbaroi aty”, deklaroi Pogba. Nuk përjashtohet mundësia që të analizohet prova televizive dhe mbrojtësi të marrë një ndëshkim deri në pezullim.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?