“Kaka i ri” firmos për Milanin: Ëndrra ime më në fund u realizua!
Milani këmbënguli shumë për të siguruar shërbimet e Charles De Ketelaere, por në fund arriti që të mbyllte gjithçka me sukses për 32 milionë euro, plus katër të tjera në formë bonbusesëh. Talenti firmosi për 5 sezone me kampionët e Italisë, ndërkohë që u shpreh krenar për këtë aventurë të re.
“Doja të vija te Milani, u desh pak kohë, por jam krenar që kjo ëndërr u realizua. Maldini dhe Massara u shprehën se besonin tek unë dhe që në fillim të këtij viti kam qenë në kontakt me ta. Kam biseduar edhe me trajnerin. Dëshira ime ishte t’i bashkohesha Milanit.
Këtu ka shumë pasion. E thonë të gjithë, por nuk mund ta kuptosh deri në momentin që e përjeton vetë. Gjithmonë kam ëndërruar të bëhem një futbollist profesionist. Nuk do ta kisha besuar kurrë se mund të luaja në një klub si Milani, por sot është realitet dhe jam krenar.
një lojtar shumë ofensiv, më pëlqen të nis dhe të përfundoj aksionin. Prirem të kërkoj pasimin e fundit, por edhe të finalizoj si sulmues. Sigurisht që punoj edhe në lojën pa top, por preferoj ta kem topin në këmbët e mia.
Objektivat? Shpresoj të ndihmoj klubin të arrijë sukseset e mëdha të së kaluarës. Kam parë disa ndeshje të Milanit vitin e kaluar, për shembull derbin, që nuk e humbas kurrë. Jam i lumtur që do luaj në ekipin kampion të Italisë”, deklaroi De Ketelaere për Milan TV.