FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kalendari i plotë i sezonit të ri në Premier League, nis me City-Tottenham

Ditën e sotme është hedhur shorti për sezonin e ri në Premier League, që do të nisë më 14 gusht, me kampionët në fuqi të Manchester City-t që do ta nisin mbrojtjen e titullit në transfertë përballë Tottenhamit. Një tjetër përballje, që pritet me interes është derbi i Londrës midis kampionëve të Europës, Chelsea-t, dhe Crystal Palace.

Manchester United, ka pritshmëri të larta dhe pritet t’i bashkohen garës për fitimin e Premier League-s. Ndërkohë që Liverpooli do të udhëtojë në “Carroë Road” për sfidën ndaj Norëich. Një përballje tejet e rëndësishme pritet të luhet me 28 gusht ndërmjet Liverpoolit dhe Chelsea-t, në të njëjtën javë City do të matë forcat me Arsenalin. “Qytetarët” do të përballen me kampionët e sezonit 2019-20, Liverpoolin, më 2 tetor.

Derbi i parë i Manchesterit është caktuar që të luhet më 6 nëntor, ndërsa derbi i Merseyside, Everton-Liverpool në të njëjtin muaj. Sezoni 2021-22 nuk do të ketë ndryshime në strukturë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?