“Kam fjetur më shumë me Roberto Carlos-in sesa me gruan”
Ish-ylli brazilian, "Fenomeni" Ronaldo, ka thënë në një intervistë për revistën "Sports Illustrated" se ka fjetur më shumë herë me Roberto Carlosin sesa me secilën nga partneret e tij.
Sulmuesi dhe mbrojtësi i majtë kanë qenë shokë skuadre në kombëtaren e Brazilit dhe gjithashtu te Corinthias e Real Madrid për shumë vite dhe kanë ndarë dhomën e hotelit nëpër grumbullime.
"Kam kaluar 20 vite të jetës sime me të. Ishte shoku im i dhomës", shpjegon Ronaldo.
Ish kampioni i Botës ka përsëritur edhe një herë tjetër se lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë ka qenë Zinedine Zidane, ndërsa kur u pyet për sulmuesin më të mirë të momentit, ai u përgjigj duke thënë: "Zlatan Ibrahimoviç".
KOHA JONË SONDAZH

