Kampionati Evropian i Xhudos: Majlinda Kelmendi kualifikohet në gjysmëfinale

Majlinda Kelmendi pak minuta më parë ka mposhtur zviceranen Evelyne Tschopp, në çerekfinalen e Kampionatit Evropian të xhudos, që po mbahet në Poloni, duke arritur kështu të kualifikohet në gjysmëfinalen.

Xhudistja pejane kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në të dytën e ka mposhtur britaniken Chelsie Giles. Në raundin e tretë në kategorinë deri në 52 kilogram, kampionia aktuale e Europës arriti të mposhtë zviceranen, Evelyne Tschopp. Majlinda në gjysmëfinale do të përballet me polaken, Joana Ramos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?