Kampioni i boksit Demaj i bashkohet manifestimit: Zemra ime rreh kuqezi, ‘Shqiponjat’ duhet të kthehen
Kampioni i boksit, Kristian Demaj, i është bashkuar manifestimit të thirrur nga Presidentit Ilir Meta, që po zhvillohet këtë mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Boksieri shkodran tha se, ndonëse nuk ka lindur në Shqipëri, zemra e ti rreh vetëm kuqezi.
“Shqipëri dua të të dëgjoj. Jam i lumtur dhe krenar që ndodhem në këtë manifestim madhështor. Edhe pse nuk kam lindur këtu, zemra ime është vetëm kuqezi. Zemra ime rreh për këtë vend të mrekullueshëm, që nuk duhet ta lë të shpopullohet.
Zemra ime rreh për këtë rini, që duhet ta ndërtojë të ardhmen këtu. Shqiponjat duhet të kthehen e të jetojnë këtu. I ftoj të gjithë shqiptarët në mbarë botën t’i bashkohen besëlidhjes sonë kuqezi. Të gjithë së bashku në mbrojtje të demokracisë, në mbrojtje të Kushtetutës”, tha Demaj.