Kampioni i mundjes rreh shtatë policë (VIDEO)

Pamjet tregojnë se si një kampion mundjeje lufton me shtatë policë teksa ata tentojnë ta arrestojnë.

Vyacheslav Oliynyk, i cili rrëmbeu një medalje të artë për Ukrainën në vitin 1996 në Lojërat Olimpike të zhvilluara në Atlantë, i është kundërpërgjigjur oficerëve duke i rrahur ndërkohë ata e godisnin me shkopinj dhe e spërkatnin me piper.

Ish kampioni i mundjes kishte qenë duke festuar ditëlindjen e tij të 50 dhe u ndalua nga policia pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Video e incidentit është publikuar nga zyrtarët e trafikut rrugor dhe tregon të gjithë momentin e sherrit të Olyynyk me policinë, derisa shtatë oficerët e shtrijnë në tokë dhe e prangosin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas raportimeve, mundësi në fund u qetësua për hir të djalit të tij të vogël  i cili qante në makinë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=jxy0eeIKSkQ” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?