Kane: Ekipi para individit, dua të jap shembull te Kombëtarja

Gjithçka është gati për finalen e Europianit mes Spanjës dhe Anglisë. Një nga pikat e referimit te Tre Luanët është Harry Kane, edhe pse ky i fundit nuk është se ka shkëlqyer me gola.

Në prag të kësaj përballje ai u shpreh: “Unë dua gjithmonë të jap maksimumin në çdo sfidë. Jemi një skuadër e bashkuar, jemi të gjithë për një qëllim. Unë dëshiroj të jap gjithmonë shembullin pozitiv”, u shpreh kapiteni Kane.

Më pas ai foli edhe për festën e golit të kualifikimit në finale nga ana e Ollie Watkins.

“Me thënë të drejtën nuk e mbaj mend se çfarë i thashë në momentin e festimit të golit. qatkins bëri vërtet shumë mirë, në ato 10 minuta kur u aktivizua, pasi nuk është e thjesht kur futesh në lojë nga stoli”, theksoi Kane.

 

SHKARKO APP