Kante drejt largimit nga Chelsea, gati transferimi te Interi

N’Golo Kante pritet të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere, teksa klubi anglez është i gatshëm t’i vlerësojë ofertat për shitjen e mesfushorit.

Fituesi i Kampionatit botëror me Francën nuk konsiderohet më futbollist kyç në “Stamford Bridge” nga trajneri Frank Lampard dhe kështu i është ndezur drita jeshile për t’u larguar.

Kante spekulohet se do të gjejë një ekip të ri shumë shpejt. Së fundmi ai ka zgjuar interesim në Serie A nga Interi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Antonio Konte e ka të preferuar dhe një transferim i tij në Itali duket shumë i mundshëm. Tashmë mbetet vetëm të gjendet gjuha e përbashkët mes palëve, pasi vullneti nuk mungon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?