Kante sherr me trajnerin Lampard për një … martesë

Kante e quan të mbyllur aventurën te skuadra e Chelsea-t, teksa i ka kërkuar Marina Granovskaia-s, drejtores së përgjithshme të klubit, që të largohet nga Londra. Një gjë e tillë mund të ndodhë në janar, ose në verën e ardhshëm.

Asnjë raport me trajnerin Lampard, teksa një ngjarje e fundit mund t’i ketë dhënë fund raportit. Gazeta “Le Parisien” raporton se mesfushori ka pasur një konflikt me trajnerin anglez.

Motivi? Kante i ka kërkuar një ditë pushim për të shkuar në ceremoninë martesore të një miku të tij. Përgjigja e Lampard ka qenë negative. Kjo mund të jetë një shkak më shumë për të sjellë “divorcin” me Chelsea-n. Inter dhe Real Madrid janë dy skuadrat më të interesuara. Zidane kërkon të formojë një mesfushë me brazilianin Casemiro dhe N’golo Kante, një ish-kampion i Anglisë me Leicesterin e mrekullive. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP