Kaos në futbollin turk, ka sërish dhunë dhe sherr masiv në një tjetër ndeshje (VIDEO)
Incidentet dhe dhuna nuk ka të ndalur në futbollin turk. Pas sulmit fizik ndaj gjyqtarit nga presidenti i Ankaragucut, ndërprerja e ndeshjes mes Istanbulsporit dhe Trabzonsporit, sot ka ndodhur një përleshje masive mes futbollistëve në ligën e parë mes Bursasporit dhe Diyarbekirsporit.

Përplasja nisi pasi lojtari i Diyarbekirsporit, Bunjamin Gezer, pasi shënoi bëri një veprim ndaj tifozëve vendas. Më pas do të reagonin lojtarët e Bursasportit, ndërkohë që pati sherr masiv mes futbollistëve ku ndërhynë dhe forcat speciale të policisë.
Pas dhunës, 5 futbollistë u ndëshkuan me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

