FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kaos në Kukës, tifozët futen në fushë dhe sulmojnë arbitrin e ndeshjes

Momente kaosi në sfidën mes Kukësit dhe Erzenit në “Kukës Arena”, me tifozët që u futën në fushë pas golit të përmbysjes nga ana e Zekës për shijakasit.

U detyrua menjëherë ndërhyrja e forcave të rendit, që tentuan të mbronin dhe arbitrat, të cilët u sulmuan brutalisht.

Delegati, së bashku me dy ekipet, kanë marrë edhe vendimin, pas një ndërprerje disa minutëshe. Është vendosur që ndeshja të vazhdojë të luhet, por vetëm pas largimit të tifozëve nga stadiumi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë situatë, policia ka larguar tifozët në mënyrë që ndeshja të luhet në stadium të boshatisur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja përfundoi 2-1 për miqtë. Kukësi, pasi presidenti Safet Gjici përfundoi në burg, ka shkuar në fund të tabelës, duke vrapuar drejt rënies nga kategoria Superiore.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?