Kaos në Rumani, lojtarët shtyjnë ambulancën në mes të ndeshjes (VIDEO)
Një episod i pazakontë dhe kaotik ka ndodhur në një ndeshje të ligës së dytë rumune mes Bihor Oradea dhe Voluntari, ku ndërhyrja e rëndë ndaj një lojtari solli një situatë të paprecedentë në fushë.
Gjithçka nisi kur futbollisti i Oradeas, Razvan Ginje, ndërhyri ashpër ndaj kundërshtarit Alexandru Git, i cili mbeti i shtrirë në tokë me dhimbje të forta. Sipas raportimeve, lojtari i Voluntarit dyshohet se ka pësuar një frakturë serioze në tibie dhe fibulë, dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Situata mori përmasa edhe më dramatike kur ambulanca, e futur në fushë për të transportuar të dëmtuarin, ngeci për shkak të terrenit të rënduar nga reshjet dhe përmbytja e fushës. Në mungesë të një zgjidhjeje tjetër, lojtarët dhe stafet e të dy skuadrave u detyruan të ndërhyjnë fizikisht, duke shtyrë ambulancën për ta nxjerrë nga fusha.
Pas disa minutash tensioni dhe kaosi, mjeti i emergjencës arriti të largohej dhe futbollisti u transportua drejt spitalit për trajtim të specializuar.
An ambulance enters the pitch during heavy rain in Romaniapic.twitter.com/bRq1OFqXsC
— Troll Football (@TrollFootball) April 30, 2026
KOHA JONË SONDAZH

