Kaos tek Interi pas barazimit ndaj Cagliarit, ja vendimi që ka marrë Conte

Barazimi 1-1 kundër Cagliarit nuk është pritur aspak mirë nga Interi. Ky ishte barazimi i tretë radhazi për zikaltrit, që tashmë janë 3 pikë larg nga Juve, por bardhezinjtë do luajnë në mbrëmje ndaj Napolit.

Fundi i ndeshjes ishte i tensionuar teksa Lautaro Martinez u ndëshkua me karton të kuq pas protestave të ashpra ndaj arbitrit. Drejtuesit zikaltër kanë protestuar ashpër pas duelit ndaj gjyqtarit Managaniello.

Antonio Conte ndërkohë ka vendosur që të mos komentojë episodet pas duelit, duke mos u prezantuar në konferencën për shtyp, teksa pritet që të gjobitet.

Lautaro Martinez ndërkohë rrezikon që të mungojë edhe në derbin ndaj Milanit, teksa gjithçka do të varet nga relacioni i arbitrit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP