Kaosi te Polonia/ Lewandowski reagon ashpër ndaj trajnerit që i hoqi shiritin e kapitenit

Trajneri i Polonisë, Michał Probierz, i hoqi shiritin e kapitenit Robert Lewandowskit duke ia dhënë Piotr Zielinski. Një vendim që ngjalli shumë polemika, por që ai ka dhënë shpjegimet e tij.

“Nuk kam asnjë ndjenjë të keqe apo pakënaqësi. Ia hoqa shiritin e kapitenit për të mirën e ekipit. Pasi fola me shumë lojtarë dhe stafin e trajnerëve, bëra një analizë dhe vendosa ta ndryshoj kapitenin.”

Në një intervistë me WP Sportowe, sulmuesi i Barcelonës zbuloi se si trajneri ia komunikoi vendimin e tij: “Mora një telefonatë surprizë nga trajneri Michał Probierz duke më thënë se po ma hiqte shiritin e kapitenit. Nuk isha i përgatitur; po vendosja fëmijët në gjumë. Biseda nuk zgjati as një minutë

Trajneri ka tradhtuar besimin tim. Kam përshtypjen se është dorëzuar presionit të medias dhe ka shkelur marrëveshjet tona. Vendimi për të mos u përfshirë në këtë ekip u mor me marrëveshje të ndërsjellë”, shpjegoi sulmuesi i njohur që është larguar tashmë nga kombëtarja. /Koha Jonë/

 

 

SHKARKO APP