
Erdenis Gurishta, kapiteni i Vllaznisë është një ndër futbollistët e spikatur të Superligës, por ende ftesa për të luajtur në Kombëtare nuk i ka mbërritur. ”Ajo fanellë është ëndërr dhe e kisha dëshiruar shumë një ftesë të kombëtares. Ndoshta, të them të vërtetën dhe të jem realist, e prita sezonin e kaluar në ndeshjet miqësore sepse kam bërë mirë. Gjithsesi nuk është në dorën timë. Unë duhet të bëj maksimumin dhe pastaj vendosin të tjerët”.