Kapiteni Lorik Cana dëmtohet, rrezikon Serbinë

Një lajm i  keq për Kombëtaren e Shqipërisë vjen në prag të ndeshjes vendimtare me Serbinë që do të luhet më  8 tetor në “Elbasan Arena”. Kapiteni kuqezi, Lorik Cana është dëmtuar në sfidën Lille-Nantes, në pjesën e dytë të ndeshjes ku dhe u zëvendësua në minutën e 56-të të ndeshjes. Siç u pa dhe në pamjet televizive, Cana mbahej nga dy pjesëtarë të stafit pasi nuk mund të vendoste këmbën në tokë dhe dëmtimi mësohet të jetë në kaviljen e majtë të futbollistit. Kujtojmë që Gianni De Biasi ka humbur për arsye dëmtimi edhe Mavrajn në ndeshjet e fundit dhe një mungesë e Canës do të ishte alarm i vërtetë për Shqipërinë, sidomos mbrojtjen, që për herë të parë është shumë pranë kualifikimit në një Kampionat Europian. Cana dhe Mavraj konsiderohen dy lojtarët kryesorë të formacionit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?