Karim Adeyemi prezantohet te Barcelona: Messi është më i miri, mezi pres të luaj me Yamal
Karim Adeyemi ka nisur me entuziazëm aventurën e tij te Barcelona. Sulmuesi gjerman u shfaq i qetë në prezantimin e parë para mediave dhe zbuloi objektivat e tij në klubin katalanas.
“Do të më duhet të mësoj spanjishten, por nuk besoj se do ta kem të vështirë, sepse gjuhët më shkojnë mirë”, tha Adeyemi. 24-vjeçari foli edhe për idhullin e tij te Barcelona, duke veçuar Lionel Messin. “Lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë është Messi. Për mua ka qenë gjithmonë Messi. Gjithashtu më ka pëlqyer shumë edhe Ronaldinho”, u shpreh ai.
Adeyemi komentoi edhe bashkëpunimin që pret të krijojë me Lamine Yamal. “Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Shënon, driblon dhe krijon raste. Unë përfitoj nga pasimet e bashkëlojtarëve, ndaj besoj se mund të funksionojmë shumë mirë së bashku”, deklaroi sulmuesi.
Gjermani pranoi se ishte befasuar kur mori vesh për interesimin e Barcelonës dhe vlerësoi rolin e Hansi Flick në transferimin e tij. “Nuk mund ta besoja, sepse sezoni im i fundit nuk ishte më i miri. Flick më tha se më donte në ekip, por se duhej të jepja maksimumin. Është një nder i madh të jem pjesë e Barcelonës”, përfundoi Adeyemi.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

