KAS: Serbi-Shqipëri, vendimi final do të jepet para 13 qershorit

Serbia dhe Shqipëria dëshmuan në dy ditët e fundit para Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Losanë, mbi incidentet e ndeshjes së 14 tetorit të vitit të kaluar, dhe tani presin verdiktin final.  Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, trajneri Gianni de Biasi, si dhe kapiteni Lorik Cana dhanë pretendimet e tyre mbi ngjarjet e Beogradit.

Një ditë pasi dy palët dhanë dëshmitë, KAS njoftoi se vendimi për ndeshjen Serbi-Shqipëri do merret përpara datës 13 qershor. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë deklaroi se: “Pas dëshmive të federatave të Shqipërisë e Serbisë do vijojë një proces reflektimi për pretendimet e palëve.” Pas dy vendimeve të komisioneve të UEFA-s, mbi incidentet e ndeshjes, ku çuditërisht kuqezinjtë humbën 0-3 në tavolinë dhe u penaliziaun sikur të ishin ata organizatorët dhe aktorët e asaj katrahure.

Tashmë nga KAS, me qendër në Losanë, Kombëtarja Shqiptare pret me optimizëm vendimet e fundit. Rikthimi i fitores 0-3 në tavolinë është ajo çka kërkohet nga Shqipëria. Serbisë pas incidenteve iu dha fitorja 0-3 në tavolinë por u penalizma me heqjen e tre pikëve. Edhe Serbët për këtë arsye i janë drejtuar KAS dhe presin që t’iu rikthehen tre pikët. Riluajtja e ndeshjes, nëse KAS nuk ndryshon vendimet e UEFA-s, shihet si në favor të të dyja palëve.     

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?