Kastrati: Kujdes! Serbia, skenar që Shqipëria të përjashtohet nga Euro 2016!

Sipas një tifozi i njohur ndryshe si “Tigri”, Shqipëria mund të diskualifikohet nga garat e Europianit, duke e ditur fuqinë e shtetit serb në UEFA, prandaj ai këshillon tifozët të mos hedhin gjësende në fushë e as të mos e bëjnë ndonjë veprim tjetër.

Kryetari i “Plisave”, Albert Kastrati, u ka bërë thirrje tifozëve shqiptarë të mos bien në provokime të mundshme të serbëve, gjatë ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Elbasan Arena.

Ky është statusi i Kastratit në profilin e tij, Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndeshja me Serbinë është shumë afër. Ne jemi vetëm një hap drejt Francës derisa Serbia është matematikisht e s’kualifikuar. Mirëpo a ekziston ndonjë skenar tjetër që Serbia mund të gjendet në kampionatin Europian? Është një mundësi dhe ne duhet ta parandalojmë atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në qoftëse ne godasim, hyjmë në fushë, apo reagojmë në çfarëdo forme tjetër të dhunshme ( duke e ditur edhe fuqinë e shtetit serb në Uefa) Shqipëria edhe mund të s’kualifikohet nga garat. Me këtë rast automatikisht Serbisë i regjistrohen tri pikë dhe kalon në vendin e tretë, duke e pasur edhe një ndeshje tjetër të fundit me Portugalinë e cila deri ateherë do ta sigurojë vendin e parë në grup dhe nuk do të ketë motiv për t’i mundur.”

Kështu që duhet shumë kujdes. Nuk bën në asnjë rast të bëjmë provokimin e tyre të mundshëm. Ata që tentojnë me u fut në fushë, ata që gjuajnë naj send në fushë, ata janë njerëz të shitun të Serbisë. Ne vetë tifozët duhet të kujdesemi më shumë se policia e shtetit për këtë ndeshje. Në këtë mënyrë e mbrojmë Shqipërinë më mirë se çdo gjë tjetër”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?