Kastrioti dobëson rivalët, pas Malos i merr Besëlidhjes edhe Jakupin

Kastrioti pasi mori nga Besëlidhja sulmuesin Julian Malo, sot ka zyrtarizuar edhe Akil Jakupin, mbrojtësin dhe kapitenin e skuadrës lezhjane. Drejtuesit e Kastriotit me këto blerje po dobësojnë edhe një nga rivalët kryesorë në Kategorinë e Parë, që është Besëlidhja.

Andrea Kule, Albi Rroshi, Ali Boci, Jasmin Raboshta, Oëoeye Amoo Kehinde, Julian Malo, Ledia Doçi, Denis Kurti, Senan Lekaj, Bruno Kepi, Matko Djarmati dhe blerja më e fundit sot Akil Jakupi, e kanë kthyer Kastriotin në një pretendente kryesore për t’u rikthyer sezonin tjetër në Kategorinë Supoeriore.

Trajneri i ri, Elvis Plori, sezonin e fundit drejtoi Tërbunin, që e ngjiti në Superiore. Plot 12 blerje të reja dhe trajner të ri, garanci financiare dhe traditë, të dhëna që tregojnë se Kastrioti është pretendenti numër një për t’u kthyer mes të mirëve të futbollit shqiptar, në Kategorinë Superiore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?