Katari shkakton surprizën e madhe në Botërorin 2026, shtang në fund Zvicrën
Zvicra e ka nisur me hap të gabuar aventurën e saj në Kupën e Botës 2026, duke barazuar 1-1 ndaj Katarit në ndeshjen e zhvilluar në Levi’s Stadium.
Skuadra e drejtuar nga Murat Yakin kaloi në avantazh në minutën e 17-të falë një penalltie të fituar nga Remo Freuler. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Breel Embolo, duke i dhënë epërsinë helvetëve.
Megjithatë, kur dukej se Zvicra do të siguronte tri pikët, erdhi goditja në kohën shtesë. Në minutën e 94-t, Boualem Khoukhi realizoi golin e barazimit, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.
Zvicra kishte krijuar disa raste të pastra për të dyfishuar avantazhin. Portieri kundërshtar, Meshaal Abunada, ishte vendimtar me pritje të rëndësishme ndaj Dan Ndoye dhe Ruben Vargas në pjesën e parë. Edhe pas pushimit, Manzambi, Embolo dhe Vargas shpërdoruan mundësi të mira për të mbyllur ndeshjen.
Pas barazimit 1-1 mes Kanadas dhe Bosnies ndeshjen tjetër të Grupit B, renditja mbetet plotësisht e ekuilibruar, me të katër kombëtaret që kanë nga një pikë pas raundit të parë.


Info: Klikoni Watch on YouToube per te pare VIDEOT
KOHA JONË SONDAZH

