Kategoria e Parë, Burreli mposht Pogradecin
Në sfidën për javën e 15-të në Kategorinë e Parë, Burreli mposhti Pogradecin në transfertë me rezultatin 2-0. Fillimisht u ndëshkua Kastrati në minutën e 57-të, për faull në afërsi të zonës, nga ku erdhi edhe goli i avantazhit.
Helio me një supergol nga goditja e dënimit, zhbllokoi rezultatin, për t’i dhënë avantazhin matjanëve. Gjithçka u bë më e vështirë për skuadrën e Ardjan Memës në minutën e 73-të, kur Raza u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin me 9 lojtarë.
Golin që vulosi ndeshjen në 2-0 e shënoi Fetaj në minutën e 95-të. Me këtë fitore, Burreli shkon në vendin e katërt me 24 pikë, ndërsa Pogradeci mban vendin e shtatë me 19 pikë