Kategoria e Parë/ Bylis fiton ndaj Flamurtarit, kurse Elbasani nuk gabon në shtëpi

Në javën e 31 të Kategorisë së Parë, Bylis mposhti me 4-2 Flamurtarin. Mallakastriotët nuk e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen duke qenë se e gjetën vetën dy herë në disavantazh brenda pjesës së parë e cila u mbyll me shifrat 1-2 për vlonjatët.

Në fraksionin e pjesës së dytë, vendasit kishin një “marsh” më shumë dhe përmbysën kuqezinjtë duke shënuar tre herë e fiksuar rezultatin final në 4-2. Bylis mbetet i dyti me 70 pikë teksa e ka siguruar rikthimin në elitë për sezonin e ardhshëm ndërsa nga ana tjetër, Flamurtari mban vendin e tretë me 55 pikë teksa edhe vlonjatët kanë siguruar pjesëmarrjen në “play-off” për të tentuar ngjitjen në Superiore.

Elbasani fitoi në shtëpi ndaj Vorës me rezultatin 2-0. Mjaftoi një gol i Lleshit për vendasit në minutën e dytë dhe një tjetër në fundin e ndeshjes, për të marrë tre pikët e radhës dhe për të ruajtur vendin e parë në klasifikim me 73 pikë teksa Vora mban vendin e katërt me 48 pikë, e sigurt për zonën “play-off”.

SHKARKO APP