Kategoria e Parë/ Flamurtari ndalet ndaj Kukësit, Besa mund Korabin

Java e 24-t e Kategorisë së Parë ka dhuruar rezultate surprizë, ku spikati barazimi i Flamurtarit në Kukës. Ky rezultat u shfrytëzua më së miri nga Vora, e cila nga ana e saj fitoi falë një goli në të 94’ në transfertë me Valbonën duke u shkëputur prej ndjekësve kryesorë.

Hapi fals i vlonjatëve u shfrytëzua edhe nga Besa e Kavajës, e cila fitoi 2-0 në transfertë përballë Korabit. Fitore bindëse mori edhe Lushnja, e cila bëri detyrën përballë Erzenit duke e mundur 3-0.

Apolonia-Burreli dhe Kastrioti-Pogradeci ishin dy takimet e vetme ku nuk u shënuan gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?