Kategoria e parë/ Karton i kuq dhe gol i dyshimtë, Dinamo mund Korabin

Në ndeshjen përmbyllëse të javës së 21-të në Kategorinë e Parë, Dinamo fitoi 1-0 me Korabin, . Përballja në “Selman Stërmasi” ishte e luftuar, me raste dhe me grint, teksa miqtë e Kumbarçes mbetën me një lojtar më pak pas 36 minutave lojë, atëherë kur Tabaku pas dy kartonave të verdhë pa në fytyrë të kuqin nga Enea Jorgji.

Pjesa e dytë ka qenë me raste, teksa Dinamo ishte superiore. Në tre raste të pastra, Korabi kishte aleate edhe shtyllën. Duhej minuta e 75 e ndeshjes kur Redon Danaj do mposhte portierin Qyrani.

Pas golit, miqtë protestuan për disa minuta, teksa pretendojnë për një pozicion jashtë loje, pasi sipas tyre Gjoni ka prekur topin që më pas përfundoi te Danaj. Rasti është i dyshimtë, me arbitrat që kanë akorduar golin.

SHKARKO APP