Kategoria e Parë, përcaktohet kalendari
Zbardhet kalendari i Kategorisë së Parë të futbollit shqiptar, që do të startojë më 12 Shtator, menjëherë pas pauzës së shkurtër për shkak të ndeshjeve eliminatore të Europianit. Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit goglat përcaktuan çiftet për të gjithë javët e kampionatit.
Në Grupin A, java e parë: Kastrioti pret Erzenin, Mamurrasi përballet me Besën, Kamza-Burreli, Beslidhja- Korabi, Ada-Iliria. Në këtë grup ku janë përfshirë skuadrat e veriut të Shqipërisë pretendentët kryesorë janë Kastrioti dhe Besëlidhja, por pa harruar Mamurasin, që sezonet e fundit ka rivalizuar gjithmonë për vendet e para.
Në Grupin B, në javën e parë: Elbasani – Lushnja, Dinamo – Luftëtari, Apolonia – Pogradeci, janë ndeshjet mw interesante pasi të gjithë këto skuadre e nisin me pretendime sezonin. Çiftet e javës së parë të Grupit B kompletohen me ndeshjet Butrinti – Gramshi dhe Sopoti -Shkumbini.
KOHA JONË SONDAZH

