Kategoria e Parë/ Rruga drejt “Abissnet Superiore”, përcaktohen datat e play-off-it

Pas përfundimit të sezonit të rregullt në kampionatin “Kategoria e Parë”, janë zyrtarizuar datat dhe oraret e fazës play-off, ku katër skuadrat e renditura në vendet 3-6 do të garojnë për një vend në elitë.

Në gjysmëfinale, Iliria do të përballet me Besën, ndërsa Pogradeci do të sfidojë Kastriotin. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen më 7 maj në ora 16:00.

Fituesit e këtyre përballjeve do të ndeshen në finalen e madhe më 11 maj, në ora 17:00. Skuadra që do të dalë triumfuese nga kjo finale do të përballet me ekipin e vendit të 8-të në “Abissnet Superiore”, për të siguruar një vend në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?