Kategoria e Parë/ Skënderbeu bie përballë Korabit, Luzi vijon ngjitjen
Këtë të hënë, Skënderbeu e mbylli me disfatë takimin e raundit të 10-të të Kategorisë së Parë, ku përballë kishte ekipin e Korabit.
Korçarët u mundën në transfertë me rezultatin 2-1, me golat që për vendasit i realizuan Joti në minutën e 8’ dhe Keko, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60’. Për Skënderbeun rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Zguro, duke ekzekutuar penalltinë në minutën e 42’.
Kurse ndeshja Luzi-Besëlidhja u mbyll me rezultatin 1-0, me golin e vetëm të kësaj sfide që u realizua nga Merdini në minutën e 60’, ose thënë ndryshe pas plot një ore lojë.
Pas kësaj përballjeje Luzi ngjitet në vend të katërt me 16 pikë, ndërsa Besëlidhja e Lezhës qëndron në vend të 13-të ose të parafundit me 9 pikë.