Kategoria e Parë, të martën kalendari, grupi i Jugut pa “diferenca”

Të Martën më 11 Gusht, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit do të hidhet shorti që do të përcaktojë kalendarin e Kategorisë së Parë. Kampionati i kësaj kategorie do të nisë më 12 Shtator, pas pauzës së shkurtër për shkak të ndeshjeve eliminatore të “Euro 2016″.

Në bazë të strukturës së miratuar nga FSHF skuadrat e Kategorisë së Parë janë të ndara në dy grupe me nga 10 skuadra, ku e para e çdo grupi fiton të drejtën për të luajtur në Kategorinë Superiore.

Në Grupin A, ku janë përfshirë skuadrat e veriut, skuadrat pretendente janë Kastrioti dhe Besëlidhja. Një tjetër rival i fortë mund të konsiderohet edhe Mamurrasi, ndërsa Besa ende nuk po jep shenja të ringritjes që pas rënies nga Superiore dy vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Grupin B, ku mbizotërojnë ekipe nga Jugu i Shqipërisë, rivaliteti është shumë më i ashpër. Apolonia, Lushnja, Elbasani dhe Dinamo janë skuadrat që mendohet se do të luftojnë për vendin e parë, por nuk përjashtohen nga gara edhe Pogradeci, Shkumbini, Luftëtari apo Sopoti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?