Kategoria Superiore sjell sot dy super përballje për javën e dytë

Kategoria Superiore vijon programin e ngjeshur të ndeshjeve pas pandemisë, teksa dot do të luhet edhe java e dytë në dy fasha oraresh. Për shkak të problemeve me stadiumet vetëm takimi mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në Korçë do të luhet me drita në orën 16:45.

Në orën 13:45 do të luhen dy supersfida teksa në Pogradec, Tirana do të përballet me Teutën ndërsa po në të njëjtin orar Kukësi do të presë në “Loro Boriçi” Partizanin, në një ndeshje të veçantë për Skënder Gegën që do të sfidojë të shkuarën, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të hedhin pas krahëve disfatat e javës së parë.

Në këtë diel luhen edhe dy sfida që mund të konsiderohen derbi. Apolonia pret në “Loni Papuçiu” Bylisin, ndërkohë që Laçi sfidon në Kurbin Kastriotin në një ndeshje interesante.

SHKARKO APP