Katër talentët shqiptarë të së ardhmes, sipas De Biazit
Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka thënë se lojtarë si Milot Rashica, Rey Manaj, Albain Ajeti dhe Kristi Qose kanë të ardhme të madhe dhe janë nën vëzhgimin e tij. Ai në veçanti ka folur fjalë të mira për Rashicës.
De Biasi gjatë periudhës të tij tre vjeçare në krye të stolit kuqezi, ka qenë ndër përzgjedhësit që ka ndjekur mbi 150 futbollistë shqiptarë, të cilët luajnë ligat e ndryshme evropiane për të mbërritur në grupin aktual të suksesshëm që është kualifikuar në finalet e “Francë 2016”.
Ai ka listën e gjerë, deri në detaje, madje edhe të futbollistëve të rinj, të cilët kanë pretendentë për t’u afruar në Kombëtaren e të rriturve.
“Milot Rashica është një lojtar i jashtëzakonshëm. E kam parë ka një teknikë të lartë. Por, duhet të shohim zhvillimin e tij. Një lojtar me të ardhme të madhe është edhe Rey Manaj, apo vëllai i Ajetit që luan te Baseli, apo edhe Kristi Qose që luan në Greqi”, ka thënë trajneri i Kombëtares, Ganni De Biasi për emisionin “Opinion” në TV Klan.
KOHA JONË SONDAZH

