FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Kemi edhe shifrat”, Raiola ngrin katalanasit: Asnjë bisedim për Haaland!

“Erling Braut Haaland mund të transferohet te Barcelona”. Ky ishte lajmi i djeshëm që mori dhenë, nisur edhe nga fakti që diçka të tillë e tha Josep Maria Minguella, kandidat së bashku me Emili Rousaud.

“Kam folur me Mino Raiola dhe i kam të gjitha detajet në rast se fitojmë zgjedhjet. Ne i dimë të gjitha kushtet për transferimin e sulmuesit”, është shprehur Minguella për Catalunya Radio, ndërkohë që ka reaguar menjëherë menaxheri i sulmuesit norvegjez.“

Lajm i rremë. Kurrë nuk kam folur me ndonjë kandidat për president te Barcelona në lidhje me Haaland dhe nuk do ta bëj. Nëse do të ketë një president të ri të zgjedhur në janar, ai mund të më telefonojë”, është shprehur Raiola për “Sport1”.

Swiss Digital Desktop Reklama

/abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?