Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:01 SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar Anija historike SS United States u fundos të mërkurën në brigjet e Destin, Florida, pasi qarku Okaloosa e bleu për 1 milion dollarë. Anija…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Kemi nevojë për tifozët”, Taulant Seferi: Kemi shumë harmoni dhe bashkëpunim në grup

Sporti E hënë, 12 Qershor 2023 16:09
”Kemi nevojë për tifozët”, Taulant Seferi: Kemi shumë harmoni dhe bashkëpunim në grup
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi doli në konferencë për media këtë të hënë për të folur për dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë kundër Moldavisë më 17 qershor në stadiumin ”Air Albania” dhe Ishujve Faroe më 20 qershor në transfertë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Sa gati je për dy ndeshjet kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe?

Sezoni im ka shkuar shumë mirë dhe jam shumë i kënaqur. Jam 100% i përgatitur dhe jam shumë i lumtur që jam sërish këtu. Besoj se cilido lojtar që vjen në Kombëtare ka dëshirën dhe vullnetin të japë 100%. Jam gati për këto dy ndeshje, por të shohim.

Çfarë duhet të bëjmë për t’iu imponuar Moldavisë?

Siç e dimë, sot duhet të jemi 100% të përqëndruar në çdo ndeshje. Nëse s’jemi të përqëndruar, do të kemi probleme. Fokusi ynë është që të japim maksimumin në çdo stërvitje dhe ndeshje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si duket skuadra në adaptimin me idetë e reja të trajnerit dhe sinergjia në ekip?

Trajneri i ri na ka sjellë shumë harmoni dhe pozitivitet. Të gjithë çunat jemi së bashku dhe jemi shumë të lumtur. Në ndeshjen me Poloninë nuk kemi pasur shumë kohë për të punuar, por kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Pa marrë parasysh rezultatin, por ndeshja ishte pozitive. Këto ditë po punojmë shumë mirë dhe jemi një grup shumë i mirë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E vështirë për të luajtur përballë një ekipi si Moldavia?

E thashë edhe më herët, se çdo kundërshtar është shumë i vështirë dhe ne fokusohemi te puna jonë dhe te puna e trajnerit. Çdo ditë e analizojmë kundërshtarin dhe besoj se ditën e ndeshjes do të jemi maksimalisht dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë në fushë. Po punojmë fort dhe besoj se me maksimumin tonë mund t’ia dalim.

Mund t'ju interesojë

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Para 16 orësh
Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Para 16 orësh
Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Para 18 orësh

Sulmues që vijnë me gola në këtë ndeshje, si e sheh Seferi rivalitetin me sulmuesit e tjerë?

Kemi shumë harmoni dhe bashkëpunim në grup. Sa i përket vijës së sulmit, e vendos trajneri se kush do të luajë, ai ka idetë e tij se kë do të hedhë në fushë që në fillim. Ne na mbetet që të punojmë fort në fushë gjatë javës.

Gjendja e ekipit pasi është fund kampionati?

Është fundi i sezonit, por kur është puna te Kombëtarja, atëherë duhet të jemi patjetër sepse janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Duhet t’i ruajmë energjitë tona për këto ndeshje, duhet të kemi kujdes dhe duhet të japim maksimumin.

Nëse nuk marrim 6 pikët në këto dy ndeshje, a mund ta konsiderojmë dështim?

Ne jemi të fokusuar te ndeshja e parë me Moldavinë. Qëllimi ynë është ta nisim me fitore dhe pastaj do të shohim ndeshjen e radhës. Natyrisht, kemi ardhur këtu për të marrë maksimumin e këtyre ndeshjeve dhe shpresoj që pas dy takimeve të flasim me pozitivitet.

Thirrja për tifozët shqiptarë

Janë shtysë e madhe e jona, tifozët. I bëj thirrje të gjithëve që të vijnë sa më shumë sepse me ata ne jemi shumë më të fortë dhe shumë më të motivuar. Shpresoj që në stadium t’i shohim sa më të shumtë në numër tifozët tanë. Sepse kemi nevojë për ta, pa dyshim.

Moldavia dhe Ishujt Faroe pritet të jenë të tërhequra në mbrojtje, a bie pesha mbi sulmin për të zgjidhur ndeshjen?

Ne sulmuesit jemi për të zgjidhur ndeshjen, sepse ne duhet të shënojmë gola. Pesha është e gjithë ekipit, por pa shënuar gola nuk zgjidhim dot gjë. Kështu që duhet të shënojmë.

Etiketat e lidhura

Taulant Seferi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Tani

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 59 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 1 ore

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.