Këpuca e Gabiaddinit që vendosi derbin bëhet vepër arti …
Derbi i fituar në fund falë golit të Gabbiadini, që me të majtën e tij magjike i ka dhuruar tifozëve dorianë kënaqësinë e madhe. Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit e festës poshtë kthesës me tifozët, Sampdoria ka festuar edhe në rrjetet sociale.
Ata kanë postuar një foto në të cilën këpuca e majtë e sulmuesit të tyre është kapur në murin e dhomave të zhveshjes me një shirit ngjitës, si një vepër arti e vërtetë.
Ndoshta nuk do ta ketë çmimin 120 000 dollarë, sa banania e Cattelan, por për tifozët e Sampdorias, është e sigurt që vlen më shumë.