Kërcënimet e ISIS për ndeshjet e Champions League, shtohet siguria në Paris
Siguria do të “përforcohet në mënyrë të konsiderueshme” në ndeshjen e Champions League të mërkurën në kryeqytetin francez midis Paris Saint-Germain dhe Barcelonës pas një “kërcënimi” nga grupi i Shtetit Islamik, tha ministri i brendshëm.
Gerald Darmanin tha se grupi xhihadist kishte kërcënuar për të gjitha ndeshjet çerekfinale të martën dhe të mërkurën, jo vetëm ndeshjen e parë të PSG-së me Barcelonën në ‘Parc des Princes’.
Darmanin tha se kishte “një kërcënim të qartë të shprehur publikisht nga Shteti Islamik”.
“Policia, me të cilën fola shumë herët këtë mëngjes, ka përforcuar ndjeshëm masat e sigurisë”, u tha ministri gazetarëve.3
Një burim i afërt me këtë çështje i tha AFP: “ISIS ka kërcënuar për çerekfinalet e Champions League, jo veçanërisht në Francë, nëpërmjet njërës prej mediave të tij të komunikimit”.
Në ndeshjen e së mërkurës, Atletico Madrid përballet me Borussia Dortmund në kryeqytetin spanjoll.


KOHA JONË SONDAZH

