Kërcënoi me vdekje, arrestohet Sakho i West Ham
Diafra Sakho, sulmuesi i West Ham në Premier League, është arrestuar me akuzën e frikësimit dhe kërcënimit me vdekje të partneres së tij. Lajmi u publikua në mediat britanike, sipas të cilave futbollisti u la i lirë me kusht, vetëm pak orë pas shoqërimit në policinë e Londrës. Për Sakho ky nuk është episodi i parë: muajin e kaluar, lojtari i West Ham u denoncua për agresion. Lojtari nga Senegali do t’i përgjigjet akuzave të hetuesve në muajin tetor. Një zëdhënës i 25-vjeçarit, të blerë gjatë merkatos së vitit 2014 nga francezët e Metz, deklaroi se Sakho është i pafajshëm dhe hodhi poshtë çdo akuzë. Në sezonin e tij të parë në Premier League, sulmuesi realizoi 10 gola në 26 ndeshje
KOHA JONË SONDAZH

