Kërcënuan Dukën/ Gjykata lë në burg dy të arrestuar, 3 të tjerë me detyrim paraqitje

Në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë, Gjykata e Durrësit vendosi “Arrest me burg “për presidentin e klubit Iliria Nazmi Selmani dhe Petrit Selmanin.

Ndërsa për Brajan Selmani, Redian Loci dhe Santiago Selmani u caktua masë më e butë, ajo e “detyrim paraqitje”.

Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij më 30 gusht 2024 kërcënuan me anë të një mesazhi në telefon, presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

SHKARKO APP