Kërkon largimin nga Bayerni, Lewandowski kërcënohet me vdekje

Robert Lewandowski me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Bayernit në sezonin e ardhshëm. Në kulmin e bisedimeve mes klubit bavarez dhe Barcelonës dhe refuzimit të ofertës prej 50 milionë eurosh, lojtari polak nuk po kalon një moment të mirë jashtë fushave.

33-vjeçari, që është bashkuar me skuadrën për fazën përgatitore, ka marrë kërcënime me vdekje nga tifozët, të cilët nuk dëshirojnë që ai të largohet me destinacion Barcelonën.

Bomberi i njohur kërkon të nisë një aventurë të re, teksa dëshira e madhe është që të transferohet te skuadra e Barcelonës.

Por e kanë kërcënuar me vdekje, nëse ikën nga Gjermania.

SHKARKO APP