Kessie: Kritikat janë vitaminat tona, titulli s’është tabu!

Milani po zhvillon një kampionat fantastik, duke qenë në krye të renditjes. Një nga lojtarët më të spikatur është Kesise, në mesfushë, i cili befason se mund të luftojnë deri në fund pavarësisht skeptikëve.

“Mendoj se, nëse do të kishim publikun, veçanërisht në ‘San Siro’, do të ishte shumë më mirë, sepse do të na jepte një shtysë të madhe. Mbase do të kishim rezultate më të mira. Titulli tabu? Pse duhet të jetë? Ne jemi Milani, historia flet për ne. Një klub si Milani nuk mund të ndihet jo komod nëse flitet për titullin.

Milani jo për titull? Kemi një faleminderit për të gjitha ata që mendojnë kështu, sepse këto argumente dhe parashikime nuk bëjnë asgjë tjetër veçse na motivojnë më shumë çdo ditë. Ato janë vitaminat tona”, tha Kessie.

SHKARKO APP