Këto ishin fjalët e fundit të Maradonës para se të mbyllte sytë përgjithmonë

Ditën e djeshme humbi jetën legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona.

Ky lajm i trishtë u përhap me shpejtësi në mbarë botën dhe humbja e  tij na hidhëroi të gjithëve.

Maradona para disa ditësh kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditjeje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në një shtëpi pranë dy vajzave të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo, legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë  e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nipi i tij, Johnny Esposito, ka rrëfyer momentet e fundit të Maradona-s, i cili ishte kthyer në shtrat pasi kishte ngrënë mëngjes.

Sipas Esposito-s, fjalët e fundit të legjendës së futbollit ishin “Me siento mal” (Nuk ndihem mirë).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?